Kronikë

Dy të mitur në Prishtinë kapen me substanca narkotike

Në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Shpëtim Robaj”, policia dje ka ndaluar dy të mitur që posedonin narkotikë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 8.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin policor.

Policia gjithashtu njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.