Era e fortë rrëzon minaren e xhamisë së vjetër në Deçan

Era e fortë rrëzon minaren e xhamisë së vjetër në Deçan

16 dhjetor 2017 11:00

Nga erërat e forta është rrëzuar minarja e një xhamie në Deçan.

Bëhet fjalë për xhaminë e vjetër të qytetit, por e cila pas luftës së fundit në Kosovë ishte riparuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se përveç dëmeve materiale në këtë rast nuk ka të lënduar.

Minarja e xhamisë është rrëzuar kah drejtimi i rrugës, ndaj në rrugën “Mehmet Uka”, është bllokuar për një kohë qarkullimi.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme