Vetura godet për vdekje 15 vjeçaren në Skënderaj Foto: Koha / Ilustrim

Vetura godet për vdekje 15 vjeçaren në Skënderaj

15 dhjetor 2017 12:27

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Tërrnavc të Skënderajt.

Sipas Policisë nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 15 vjeçare ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta, raporton KP.

“Sot rreth orës 10:45 në fshatin Tërrnavc një veturë më targa civile ka goditur këmbësoren, e gjinisë femërore, e moshës 15 vjeçare. E njëjta ka ndërruar jetë”, tha Fixhirije Pllana nga Policia e Mitrovicës.

Sipas saj deri më tani nuk ka detaje për të dyshuarin apo se si ka ardhur deri te ky aksident pasi që sipas saj policia është duke hetuar rastin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme