Deklarohen të pafajshëm të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës Foto: Koha / Ilustrim

Deklarohen të pafajshëm të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

15 dhjetor 2017 12:13

Dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës janë deklaruar të pafajshëm.

Dy të miturit e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, nuk e kanë pranuar fajësinë në seancën fillestare, e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Kallxo.com e bëri të ditur avokati mbrojtës, Gjuran Dema.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe me përfaqësuesin e palës së dëmtuar, avokatin Skender Musa.

“Familja e të ndjerit Aulon Zeka, presin proces të drejtë dhe të paanshëm”, tha Musa.

Ky proces gjyqësor po zhvillohet me dyer te mbyllura, derisa bëhet e ditur se seanca e radhës është caktuar më 29 dhjetor. Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.

Dy persona ngarkohen për vrasjen e Aulon Zekës, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepre penale.

Një seancë tjetër e këtij gjykimi ishte mbajtur më 6 dhjetor.

Sot para Pallatit të Drejtësisë u protestua dhe u kërkua drejtësi për Aulon Zekën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme