Konfiskohet një revole në Prizren, një i arrestuar

Konfiskohet një revole në Prizren, një i arrestuar

15 dhjetor 2017 10:50

Gjatë një plani operativ, hetues policorë kanë arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. M dhe të sekuestrojnë një armë të zjarrit pistoletë nr. serik 662528-1964 dhe një karikator me dy fishekë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pistoletë, transmeton kp.

Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet ne procedurë të rregullt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme