Kapen duke vjedhur në market, arrestohen Foto: Ilustrim

Kapen duke vjedhur në market, arrestohen

15 dhjetor 2017 10:46

Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur duke vjedhur në një market në Xërxe të Rahovecit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një market. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme