Grabitje e armatosur në një kazino, një i arrestuar Foto: Koha / Ilustrim

Grabitje e armatosur në një kazino, një i arrestuar

15 dhjetor 2017 10:25

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar dje një burrë në Shtime, i cili ka kryer një grabitje të armatosur në një kazino.

Raportohet se i dyshuari ka grabitur portofolin me 5904 euro dhe tre telefona, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një kazino duke sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës dy viktimave, burra shqiptarë, ua ka grabitur portofolin me 5904 € dhe tre telefona”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme