Departamenti i Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, dje pas orës 16:00 ka zhvilluar aktivitet zyrtar në Prishtinë, tek disa lokacione që dyshohej se disa subjekte-individ, ushtronin ilegalisht veprimtarinë e lojërave të fatit.
Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimore kanë kontrolluar 9 lokacione, tek të cilat janë gjetur parregullsi të shumta ligjore, duke përfshirë aparate për lojëra të fatit pa licencë, lojëra të ndaluara me ligj, si dhe aparate pa numra serik, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat i këtij aksioni janë mbyllur 9 lokacione të lojërave të fatit, të cilave edhe janë vendosur shiritat zyrtar të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për të gjitha parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar gjoba në vlere 15 mijë euro.