Në fshatin Gaçkë, Ferizaj, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar, dy pistoleta dhe dy copë fishekë.
dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe në Fshati Babush, Ferizaj, Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një arme-pistolete me një karikator me nëntë fishek te kalibrit 9 mm, njofton Policia e Kosovës.
Në rrugën Wesli Clark, në Gjakove, dje janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Tek ata, qe gjate kontrollit në automjetin me te cilin udhëtonin, është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me një karikator me 14 fishek te kalibrit 7.62 mm.
Dje në fshati Vinarc i Poshtëm, Mitrovicë, gjjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar : një pushkë gjuetie, një pushkë karabinë, një thikë dhe 118 copë fishekë. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.
Në Skenderaj, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me një karikator dhe 11 fishek të kalibrit 9 mm.
Në Vermicë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në kamionin e tij u janë gjetur dhe konfiskuar 1040 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.