Lajmërohet gjimnazisti i zhdukur në Gjakovë

Lajmërohet gjimnazisti i zhdukur në Gjakovë

13 dhjetor 2017 20:57

Pal Hiseni i raportuar si i zhdukur në Gjakovë, i është lajmëruar babait të tij, Nik Hisenit.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka thënë për portalin Koha.net se djali ka telefonuar babanë e tij për ta lajmëruar se është shëndosh e mirë.

Kristë Gjokaj nga Policia e Kosovës për Gjakovë, ka thënë se djali dyshohet gjendet në Mitrovicë.

Hiseni kishte dy ditë që kishte dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer. 15-vjeçari, të martën, kishte dalë për të shkuar në shkollë, por atë ditë nuk kishte mbajtur mësim, raporton KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme