Policia me disa pista për fatin e gjimnazistit të zhdukur në Gjakovë

13 dhjetor 2017 19:24

Janë bërë dy ditë që kur Pal Hiseni ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer. 15-vjeçari, të martën, kishte dalë për të shkuar në shkollë, por atë ditë nuk kishte mbajtur mësim, raporton KTV.

Babi i tij dyshon se dikush e ka kidnapuar, duke rrëfyer edhe ngjarjen.

Ai shton se djali i tij është nxënës i mirë dhe se nuk ka pasur probleme me askënd, asnjëherë.

E në polici thonë se rastin po e trajtojnë me prioritet dhe kanë disa pista por që nuk mund të thonë njëherë asgjë konkrete.

Pali është në klasën e 10-të, në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, në Gjakovë. Familjarët e të zhdukurit dhe faqe të ndryshme për Gjakovën kanë shkruar në Facebook duke përshkruar Palin si biond me gjatësi 165 centimetra, ndërsa lusin ata që e kanë parë ta njoftojnë familjen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme