Lirohet nga akuza A.R, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”

Lirohet nga akuza A.R, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”

13 dhjetor 2017 17:01

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 13 dhjetor 2017, shpalli aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.R, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga Gjykata transmeton Koha.net.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë, në mungesë të provave të pandehurin A.R e ka liruar nga akuza për veprën penale “përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

I pandehuri A.R, akuzohet se në muajin shtator të vitit 2015, në shkollën e mesme ekonomike në Komunën e Ferizajt në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete. Kështu ai ka përvetësuar para në vlerë prej 10.370 euro. Më parë këshilli organizativ i shkollës ka grumbulluar paratë nga nxënësit, në vlerë prej 28.800 euro, të njëjtat para ja ka dorëzuar të pandehurit me qëllim që pastaj t’i dorëzohen përfaqësuesit i cili ka fituar tenderin për transportin e nxënësve për ekskursion në Shqipërisë. Sipas marrëveshjes, përfaqësuesi ka qenë i autorizuar të kryejë pagesën e qëndrimit në hotel dhe vizitave të tjera për nxënës. Ditën e nisjes paratë në vlerë prej 4.410 euro, i kanë paguar nxënësit të cilët më parë nuk e kishin kryer pagesën. Këtë shumë i pandehuri ditën e tretë të ekskursionit ja ka dorëzuar të dëmtuarit N.M në prezencë të S.A dhe M.H, ndërsa shumën e parave të pranuara nga këshilli nuk ja ka dorëzuar të dëmtuarit. I pandehuri ka bërë pagesën e hotelit kinse në vlerë prej 23.320 euro pa autorizim dhe pa prezencën e të dëmtuarit, ndërsa pagesa ka qenë dashur të bëhej në vlerë prej 13.360 euro.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme