Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit D.T., kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren më 23.11.2017, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“D.T. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale ‘Krime Lufte kundër Popullsisë Civile’, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së, e paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe nenin 3 të përbashkët, të katër konventave të Gjenevës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e Apelit e Kosovës, vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.