Persona të panjohur i vënë flakën një shtëpie në Llabjan Foto: Koha / ilustrim

Persona të panjohur i vënë flakën një shtëpie në Llabjan

13 dhjetor 2017 09:22

Raportohet se të dyshuar të panjohur i kanë vëne zjarrin shtëpisë dhe garazhit pronë e viktimës nga fshati Llabjan të Novoberdës.

Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës nga zjarri janë dëmtuar një veturë, një traktor dhe kulmi i shtëpisë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje pas mesnate.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme