Arrestohen katër vëllezër fajdexhi në Siqevë të Prishtinës Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen katër vëllezër fajdexhi në Siqevë të Prishtinës

12 dhjetor 2017 12:09

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në fshatin Siqevë të Prishtinës, në pronat e katër vëllezërve të cilët ia kanë dhënë hua viktimës 80 mijë euro dhe vetura Audi dhe pastaj ia kanë llogaritur fajde në shumën 300 mijë euro.

Gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm. Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme