Kronikë

Në një banesë në Kamenicë gjenden 2.5 kg drogë

Në Kamenicë dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, njofton raporti policor.

Arrestimi u bë pasi që gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, transmeton koha.net.

Me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 2594.6 gramë. Pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.