Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Vushtrri Foto: Koha / ilustrim

Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Vushtrri

11 dhjetor 2017 20:53

Një aksident trafiku me të lënduar, raportohet të ketë ndodhur sonte në ora 19:30, në hyrje të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi për KosovaPress se në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Sipas rrethanave të vendit të aksidentit, shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme