Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

11 dhjetor 2017 17:31

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 17 është vetëdorëzuar i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit Shkëlqim Pllana.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17 është vetëdorzuar në polici personi i dyshuar (L.P 18 vjeç) për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

17 vjeçari Pllana ishte therur me thikë të shtunën rreth orës 19:10, kurse kishte ndërruar jetë rreth orës 22:00 në QKUK nga plagët e marra.

Motivet e kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk dihen.

Shkëlqim Pllana ishte futbollist që mbronte ngjyrat e KEK-ut, kurse më parë kishte luajtur edhe për 2 Korrikun e Prishtinës, raporton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme