Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 17 është vetëdorëzuar i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit Shkëlqim Pllana.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 17 është vetëdorzuar në polici personi i dyshuar (L.P 18 vjeç) për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
17 vjeçari Pllana ishte therur me thikë të shtunën rreth orës 19:10, kurse kishte ndërruar jetë rreth orës 22:00 në QKUK nga plagët e marra.
Motivet e kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk dihen.
Shkëlqim Pllana ishte futbollist që mbronte ngjyrat e KEK-ut, kurse më parë kishte luajtur edhe për 2 Korrikun e Prishtinës, raporton Koha.net.