Tre të lënduar nga një aksident në Vushtrri Foto: Ilustrim/Koha

Tre të lënduar nga një aksident në Vushtrri

11 dhjetor 2017 10:10

Në fshatin Nadakoc në Vushtrri më datë 9 të këtij muaji ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia e Kosovës, sot përmes raportit policor, njofton se nga aksidenti kanë pësuar lëndime tre persona.

“Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër Shqiptar/e”, thuhet në raport.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme