Këmbësori pëson lëndime të rënda nga goditja e veturës, shoferi arrestohet

Këmbësori pëson lëndime të rënda nga goditja e veturës, shoferi arrestohet

11 dhjetor 2017 09:41

Dje në fshatin Fortesë në Rahovec, ka ndodhur një aksident.

Policia e Kosovës përmes raportit policor njofton se është arrestuar një mashkull shqiptar pasi i njëjti ka goditur një këmbësor rom.

Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia gjithashtu njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme