Pronari publikon pamjet nga kamera e sigurisë kur katër hajna vjedhin në dyqanin e tij

Pronari publikon pamjet nga kamera e sigurisë kur katër hajna vjedhin në dyqanin e tij

10 dhjetor 2017 22:04

Një grup prej së paku katër personash janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa vjedhin paku me cigare dhe gjëra të tjera me vlerë në një supermarket në Zhegër të Gjilanit.

Ata shihen fillimisht se si arrijnë t’i hapin dyert e lokalit, derisa menjëherë vihen në punë për të mbledhur cigaret në supermarket.

Pronari i këtij lokali, e ka postuar videon në profilin e vet në Facebook, derisa tregon se ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor të këtij viti. Ai tek sot ka vendosur që të publikojë pamjet, dhe të kërkojë nga kushdo që mund t’i identifikojë hajnat që të lajmërojnë. Hajnat janë tërë kohën me maska dhe me doreza.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme