Arrestohet i dyshuari dhe konfiskohen 13.5 kg kanabis gjatë tentim-trafikimit

Arrestohet i dyshuari dhe konfiskohen 13.5 kg kanabis gjatë tentim-trafikimit

10 dhjetor 2017 10:21

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore në pikën kufitare “Tre Urat” në Përmet të Shqipërisë, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, në dalje të Shqipërisë, më datë 09.12.2017, është paraqitur me automjetin e tij shtetasi J. H., banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Image

“Pas përfundimit të procedurave të kontrollit të dokumentacionit , punonjësit e Policisë Kufitare e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasinë e mjetit u gjet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës rezultoi 13.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. H, 36 vjeç , banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër”, ka njoftuar Policia, raporton Koha.net.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme