Theret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë Foto: Ilustrim

Theret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë

09 dhjetor 2017 22:01

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:10 është therur me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë.

I lënduari SH.P është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, përderisa është identifikuar i dyshuari, transmeton Koha.net.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se Policia është në kërkim të të dyshuarit.

“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thikë. Në rrugën ‘Gustav Majer’ është therur SH.P, 17 vjeçar, i cili menjëherë është dërguar në QKUK. Lidhur me rastin në fjalë Policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme