Kronikë

Arrestohet e më pas lirohet për ekspozim të revoles në rrjete sociale

Dje në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë është arrestuar një mashkull pasi ka publikuar një foto me armë në rrjete sociale.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe nga ai ka konfiskuar armën me një karikator”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.