Kronikë

Përfshihen nga zjarri dy objekte banimi, një i lënduar

Në Prizren janë përfshirë nga zjarri dy objekte banimi, me ç’rast është lënduar njëri nga pronarët, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth ors 13:00, ndërsa thekson zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

“Janë përfshirë nga zjarri dy objekte banimi, ku zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarri, ndërsa njësia policore është duke e hetuar rastin. Pronari i njërit objekt ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.