Kronikë

Therje me thikë në Ferizaj, dy të arrestuar

Raportohet për një therje me thikë në Ferizaj, me ç’rast janë lënduar dy burra, kurse janë arrestuar dy të dyshuar.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se njëri prej të lënduarve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net.

“Është raportuar për një therje me thikë, ku janë të lënduar dy burra shqiptarë, njeri prej tyre është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësia policore ka arrit të arrestojë dy të dyshuar, të cilët pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.