Kronikë

Porositin me postë armë nga Tajvani e Hong Kongu, konfiskohen

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në dy raste të ndryshme ka konfiskuar armë, të cilat ishin porositur me postë nga Tajvani e Hong Kongu.

“Ankuesja, zyrtare në postën doganore, ka raportuar se nga Tajvani ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm. Dërgesa është në emër të dyshuarit, burrë shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Kurse në rastin tjetër, “një dërgesë nga Hong Kongu në pako kishte një shurdhuese e armës, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke u hetuar rastin”.