Në Tiranë sekuestrohen 65 kg kanabis, tre në pranga

Në Tiranë sekuestrohen 65 kg kanabis, tre në pranga

06 dhjetor 2017 12:16

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në sajë të operacionit të koduar “Vakumona”, ku ka sekuestruar edhe 65.6 kg kanabis sativa.

Për pasojë janë arrestuar Bashkim Joca, 46 vjeç, Albi Joca, 19 vjeç dhe Mirel Joca, 18 vjeç, nga Vakumona e Shëngjergjit në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe P. L., raporton TCH.

Tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”. Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga vetë ata.

Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet dhe 4 telefona celularë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme