Arrestohet shqiptari në Turqi, akuzohet për lidhje me Gylenin

Arrestohet shqiptari në Turqi, akuzohet për lidhje me Gylenin

06 dhjetor 2017 09:23

Autoritetet turke kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet se është i lidhur me rrjetin Gylen.

Mediat turke bëjnë të ditur se në Ankara është ndaluar Mariglen Debrova nga Cërriku i cili jetonte atje prej 10 vjetësh së bashku me familjen e tij, raporton OraNews.

Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar Doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë, ndërsa ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme