Apeli ua vërteton dënimet të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Badovci” Foto: Koha / ilustrim

Apeli ua vërteton dënimet të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Badovci”

06 dhjetor 2017 06:30

Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimet pesë të akuzuarve për terrorizëm në rastin e njohur si “Badovci”. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë rreth lartësisë së dënimeve dhe e ka konsideruar të pabazuar, shkruan sot Koha Ditore.

Muaj më parë, shkalla e parë i ka gjetur fajtorë për veprën penale, shtytje në kryerjen e veprave terroriste, Besnik Latifin, Gazmend Halitin, Milazim Haxhiajn e Enis Latifin. Fajtor është shpallur edhe Fehmi Musa, por ai për veprën penale: ndihmë në shtytje për kryerjen e veprave terroriste.

Besnik Latifi është dënuar nga Gjykata Themelore me 4 vjet e 6 muaj burgim, kurse Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj dhe Enis Latifi ishin dënuar me nga 3 vjet e 6 muaj heqje lirie. Fehmi Musa është dënuar me 3 vjet burgim.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme