Kapen me 28 kg heroinë, pranga 2 shqiptarëve në Athinë

Kapen me 28 kg heroinë, pranga 2 shqiptarëve në Athinë

05 dhjetor 2017 20:56

Të paktën 28 kilogramë heroinë u sekuestruan në periferi të Athinës në një operacion ku u arrestuan dy shqiptarë, njeri prej të cilëve kreu i bandës bën të ditur policia greke.

Droga, heroinë e pastër ishte futur në 54 pako të presuara dhe bashkë me këtë sasi lënde narkotike u kapen dhe 5 kg lëndë përzierëse, transmeton tch.

Bashkë me shqiptarët u arrestua edhe një greke 29-vjeçare, ndërsa një person i katërt u shpall në kërkim.

Heroina vinte nga Turqia dhe do të shpërndahej në Athinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme