Aksident me fatalitet në rrugën Skenderaj – Drenas Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në rrugën Skenderaj – Drenas

05 dhjetor 2017 13:11

Një person ka vdekur në një aksident në rrugën Skenderaj - Drenas sot rreth orës 06:30.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se në aksidentin në fshatin Shtuticë janë përfshirë një furgon i tipit VW dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, ka vdekur L.R 42-vjeç.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i qendrës së mjekësisë familjare në Drenas.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia po merret me hetimin e rastit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme