Bandës shqiptare të kokainës në Londër 43 vjet burgim

Bandës shqiptare të kokainës në Londër 43 vjet burgim

05 dhjetor 2017 10:31

Janë dënuar me 43 vite burg anëtarët e një bande kriminale shqiptare, të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani.

Shtetasit në fjalë u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, raporton policia britanike.

Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Droga e sekuestruar nga policia kapt vlerën e 720.000 stërlinave.

Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burgim, Valentin Malocaj me 8, Valon Bajgora me 2 vjet e 8 muaj burgim, Gjergji Marku me 6, Ramadan Doçi 6, Admir Simeqi me 6, Admir Bici 2 vite e 8 muaj dhe Kamel Safieddine me 1 vit e 9 muaj burgim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme