Tre të arrestuar në Morinë për tentim të kalimit të kufirit me dokumente falso

Tre të arrestuar në Morinë për tentim të kalimit të kufirit me dokumente falso

05 dhjetor 2017 10:08

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë pasi dy prej tyre tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara. Ndërsa personi i trete u arrestua me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga u vunë Blerim Kasmi, 37 vjeç , banues në Durrës, B.O., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç, banues në Kukës.

“Arrestimi i shtetasve Blerim Kasmi, dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet PKK Morinë, me dokumente të falsifikuara. Ndërsa arrestimi i shtetasit Rasim Koloshi, u bë pasi ka tentuar të ndihmojë shtetasit e lartpërmendur të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara”, sqaron policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme