Kronikë

Në Skenderaj tre persona rrahin dy policë, arrestohen

Descriptive Text

Në fshatin Morinë të Skenderajt dje janë arrestuar tre burra me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se, “janë arrestuar tre të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.