Kronikë

Shpallet e zhdukur një e mitur në Pejë

Një e mitur në Pejë është shpallur e zhdukur, pasi që nga 23 nëntori nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se, “ankuesja, grua shqiptare, ka informuar se që nga data 23.11.2017 vajza e saj e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Policia nuk bën të ditur detaje të tjera rreth këtij rasti.