Në Llukar të Prishtinës, vetura godet për vdekje biçiklistin Foto: Ilustrim

Në Llukar të Prishtinës, vetura godet për vdekje biçiklistin

03 dhjetor 2017 15:35

Në fshatin Llukar të Prishtinës, dje në orën 11:25, ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast një person ka mbetur i vdekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme