Arrestohen tre burra që rrahën një tjetër në Gllogoc Foto: Ilustrim

Arrestohen tre burra që rrahën një tjetër në Gllogoc

03 dhjetor 2017 15:37

Tre burra kanë rrahur një burrë tjetër në fshatin Tërstenik të Gllogocit dje rreth orës 20:00, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Raportohet se tre të dyshuarit janë arrestuar, përderisa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën, burrë shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme