Shpëtohen nga përmbytja 4 qytetarë në Vlorë

Shpëtohen nga përmbytja 4 qytetarë në Vlorë

03 dhjetor 2017 10:25

Policia falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të specializuar shpëton jetën e 4 qytetarëve.

Një grup i specializuar i Forcave të FNSH-së Shkodër i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, shpëtuan 4 shtetas të bllokuar nga ujërat, në aksin rrugor Novoselë - Ura e Mifolit, qarku i Vlorës, raporton Policia e Shtetit.

Të katër shtetasit të gjithë nga një familje, udhëtonin me një automjet fuoristradë me karroceri, ku ndërmjet Novoselës dhe Urës së Mifolit afër një mbikalimi hekurudhor, automjeti i tyre nuk mundi të qarkullonte dot më tej, pasi ishte pothuajse drejt mbulimit, si pasojë e rrjedhës së papritur të lumit Vjosa, ku jeta e të katër shtetasve u rrezikua shumë seriozisht.

Ndërhyrja në kohë e efektivëve të FNSH-së Shkodër, bëri të mundur shpëtimin e jetës së tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme