Kronikë

Sulmohet në vendin e punës në Mitrovicë

Një person zyrtar është sulmuar në vendin e tij të punës në Mitrovicë.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kishte shkuar për të biseduar me viktimën dhe pastaj e kishte sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është  dërguar për tretman mjekësor e më pas është liruar ne shtëpi.

I dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.