Kronikë

Policia në Mitrovicë e mban në stacion deri në këndellje të dehurin që shkaktoi aksident

Descriptive Text

Policia e Kosovës për Mitrovicën e Veriut e ka mbajtur në stacion një person deri në këndellje pasi i dehur kishte shkaktuar një aksident trafiku.

Policia raporton se i dehuri fillimisht kishte goditur një veturë dhe më pas ka goditur këmbësorin, i cili ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar ne tretman mjekësor .

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit mbahet ne stacion deri ne këndellje.