Kronikë

Në një shtëpi në Prishtinë, gjendet trupi i pajetë i një 36 vjeçi

Descriptive Text

Një 36 vjeçar ka vdekur, tash për tash, në rrethana ende të pasqaruara. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Hani i Dilit në Prishtinë.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një person në rrugën “Mentor Ratkoceri”, saktësisht në një shtëpi është gjetur pa shenja jete mashkull 36 vjeçar.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.