Kronikë

7 persona arrestohen për klonim të kartelave bankare

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë hyrë në sisteme kompjuterike dhe kanë klonuar kartela bankare.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, nga nenet 307 dhe 339 të KPRK, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar”, thuhej më tej.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

R. D. lindur me 1998 kosovar/shqiptar

F. XH. lindur me 1996 kosovar/shqiptar

E. A. lindur me 1991 kosovar/shqiptar

SH. J. lindur me 1987 kosovar/shqiptar

SH. J. lindur me 1990 kosovar/shqiptar

O. Z. lindur me 1995 kosovar/shqiptar

V. H. lindur me 1981 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

1 pajisje për klonim të kartelave bankare

27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara

6 kompjuterë

11 telefona celularë

9 lap top

1 IPAD

7 USB

1 DVR

4 armë kalibrash të ndryshme

37 fishekë

4 hard disqe

8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.