Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë për posedim armësh dhe drogës

Dy armë zjarri dhe tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana janë konfiskuar gjatë një bastisjeje në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Pjesëtarët e policisë me këtë rast kanë prangosur një të dyshuar mashkull të nacionalitetit shqiptar, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.