Mitrovicë: Me automobil fluturon nga shkallët dhe plagos këmbësorin Foto: koSSev

Mitrovicë: Me automobil fluturon nga shkallët dhe plagos këmbësorin

01 dhjetor 2017 15:04

Para pak çastesh në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në të cilin, siç njofton kossev, vozitësi fluturoi nga shkallët që gjenden në fund të rrugës Sutjeska në Mitrovicën veriore.

Me këtë rast është goditur një kalimtar rasti i cili edhe ka marrë plagë, transmeton Koha.net.

Vozitësi, supozohet nën ndikim të alkoolit, nga shkallët ka rënë në rrugën tjetër, te “Tre soliterët”, ka thë zëvendëskomandanti i Policës rajonale, Besim Hoti.

Udhëtari dhe vozitësi janë dërguar në spital.

Para se të ndodhte ky aksident, shoferi kishte goditur edhe disa vetura nëpër rrugën “Sutjeska”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme