Kronikë

Digjet një veturë në Prishtinë

Policia raporton se në rrugën “Ymer Elshani” në Prishtinë një ankues ka deklaruar se i është përfshirë nga zjarri vetura Mercedes me targa lokale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.