6 muaj burgim i bleu me 600 euro në Prizren Foto: Ilustrim

6 muaj burgim i bleu me 600 euro në Prizren

01 dhjetor 2017 11:09

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me burgim prej gjashtë muajve T.H. nga Prizreni, por ky dënim i është shndërruar në gjobë prej 600 eurove.

T.H. është dënuar me burgim për shkak të një rrahje ndërsa me pëlqimin e tij dhe të mbrojtësit dënimi prej 6 muajve burgim i është zëvendësuar me gjobën prej 600 eurove.

I dënuari me datën 28.02.2012, rrethe orës 19:55 minuta në Prizren, saktësisht para dyerve të shtëpisë së të dëmtuarit me iniciale A.G. i pandehuri në bashkëveprim me fëmijët me iniciale A.R. dhe R.K. nga Prizreni i shkakton lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit me iniciale të lartpërmendura.

Rrahja ndodhi pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të pandehurit T.H. dhe të dëmtuarit A.G. i pandehuri në shoqëri me fëmijët e sulmojnë fizikisht me grusht në kokë dhe me mjet të ftohtë- thikë, me të cilin veprim të dëmtuarit i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, i cili lëndim ka pasoja të përhershme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme