Ekspertët e kriminalistikës kthehen mbrapsht, prokuroria dhe të akuzuarit nuk qenë të gatshëm t`i marrin në pyetje

Ekspertët e kriminalistikës kthehen mbrapsht, prokuroria dhe të akuzuarit nuk qenë të gatshëm t`i marrin në pyetje

01 dhjetor 2017 06:22

Është shtyrë sërish gjykimi ndaj 11 kosovarëve të akuzuar për terrorizëm.

Dy ekspertët e Teknikës Kriminalistike nga Policia e Kosovës, që janë propozuar nga gjykata për t`u dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve, kanë mbetur pa e dhënë dëshminë, për shkak se as prokuroria dhe as të akuzuarit nuk kanë qenë të përgatitur për t’i marrë në pyetje. Kanë thënë se paraprakisht nuk janë njoftuar nga gjykata për ardhjen e ekspertëve, shkruan sot Koha Ditore.

Ata i kanë kërkuar gjykatës që ta shtyjë dëgjimin e dëshmitarëve për seancën e radhës.

Gjykata e ka pranuar kërkesën e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme