Aktakuzë për dy vepra penale

Aktakuzë për dy vepra penale

30 nëntor 2017 10:28

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër personit I.M., ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së, njofton kumtesa prokuroriale, transmeton Koha.net .

Sipas aktakuzës i akuzuari më 08.11.2017 në lagjen Arbana në rrugën ,,Beteja e Pashtrikut”, I.M. pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një çështje pronësore të pazgjidhur, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që me armë të zjarrit-pistoletë nga një distancë prej 1-1.5 metër ka shtënë në drejtim të dëmtuarit në pjesën e stomakut duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

​Me këto veprime I.M. ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme